Advertisement

Advertisement

Home business

Platforma e tregtimit të kriptove, Robinhood, shkurton stafin teksa largohet një e treta e klientëve

Platforma e tregtimit të kriptove, Robinhood, shkurton stafin teksa largohet një e treta e klientëve

I ashtuquajturi "dimri i kriptove" vazhdon të ndikojë thellë në sektor, pasi platforma e tregtimit të kriptove, Robinhood, bëhet e fundit që largon pjesë nga stafi ndërkohë që të ardhurat e saj bien.

Robinhood, platforma për investitorin mesatar me pakicë që dëshiron të merret me kripto, duhet të punojë fort në mënyrë që të mbijetojë.

E sapongritur pas një gjobe prej 30 milionë dollarësh nga rregullatori i Nju Jorkut për dështime në fushat e kundër pastrimit të parave dhe sigurisë kibernetike, kompania tani ka njoftuar shkurtime të mëtejshme, siç pranon Drejtori i Përgjithshëm Vlad Tenev, reduktimet e vendeve të punës në prill “nuk qenë të mjaftueshme".

Pushimet aktuale janë më të rëndat dhe kompania njoftoi se gati 25% e fuqisë punëtore do të pushohej.

Kjo vjen gjithashtu pasi të ardhurat tremujore të raportuara për Robinhood arritën në 318 milionë dollarë, që ishte 44% më pak nga 565 milionë dollarë në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Për situatën e personelit, Drejtori i Përgjithshëm Tenev u shpreh:

"Vitin e kaluar, ne kemi shtuar në staf shumë nga funksionet tona operacionale me supozimin se angazhimi i shtuar i shitjes me pakicë që kishim parë me tregjet e aksioneve dhe kriptove në epokën e Covid do të vazhdonte deri në vitin 2022,"

Ai shtoi:

"Në këtë mjedis të ri, ne po operojmë me më shumë staf sesa është e përshtatshme. Si Drejtor i Përgjithshëm, unë miratova dhe mora përgjegjësinë për trajektoren ambicioze të personelit tonë – unë jam shkaktari i kësaj."

Shkurtimet e fundit do të prekin 780 anëtarë stafi dhe Tenev tha se kompania e tij do të ofrojë mbështetje "mirëqenieje" për këdo që do të bëjë kërkesë. Ai deklaroi se stafi mund të qëndrojë në pozicion deri më 1 tetor dhe më pas të kërkojë një paketë largimi nga puna dhe t'i jepet ndihmë për të gjetur një punë tjetër.

Në të kaluarën, Robinhood nuk ishte për t’u lavdëruar. Në janar 2021, platforma shkaktoi zemërim kur kufizoi klientët të blinin aksione nga GameStop, i cili po përballej një lëvizje anormale të çmimit të saj. Shumë komentues thanë se Wall Street ishte për here të parë në anën e gabuar dhe se Robinhood ndërhyri për ta mbrojtur atë.

Kompania është kritikuar gjithashtu në të kaluarën për listimin e aksioneve të kriptomonedhave “meme”, jashtëzakonisht të rrezikshme, të cilat u reklamuan në mediat sociale dhe u bënë shumë të njohura me investitorët me pakicë më pak të arsimuar.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, tatimor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement