Advertisement

Advertisement

Home ethereum

Coinbase Prime sjell shërbimin e grumbullimit të Ethereum për klientët institucionalë të SHBA

Coinbase Prime sjell shërbimin e grumbullimit të Ethereum për klientët institucionalë të SHBA

Coinbase njoftoi në një postim në blog të publikuar të hënën se Coinbase Prime po shtonte Ethereum në listën e tij në rritje të opsioneve të grumbullimit për klientët institucionalë vendas të SHBA. Kjo ofertë lejon një rrugë tjetër për institucionet financiare që dëshirojnë të hyjnë në hapësirën e kriptove, por nuk janë të sigurt se si ta bëjnë këtë.

Një tjetër opsion për institucionet

Shërbimi i ri i Coinbase u jep institucioneve që kanë vëzhguar lulëzimin në rritje të industrisë së kriptove, një tjetër kriptomonedhë të mundshme për të hyrë në këtë hapësirë. Opsioni i grumbullimit dhe gjenerimit të fitimeve mund t’i interesojë kompanive më të mëdha që kërkojnë të transferojnë fondet e tyre dhe të grumbullojnë interes. Përveç Ethereum, Coinbase Prime do të ofrojë gjithashtu grumbullim talonesh për blockchain të tjerë si Polkadot, Solana, Cosmos, Tezos dhe Celo.

Klientët e interesuar do të jenë në gjendje të krijojnë një portofol, të vendosin shumën që dëshirojnë dhe të nisin grumbullimin përmes faqes së tyre të aseteve në Coinbase, në llogarinë e tyre Coinbase Prime. Coinbase do të mbajë çelësat e tërheqjes në kasafortën e kompanisë për ruajtjen fizike dhe do të kërkohen transaksione të grumbullimit për të arritur një konsensus përpara ekzekutimit.

Shumë zhurmë për grumbullimin

Grumbullimi ofron të ardhura pasive për asetet e mbajtura tashmë në ruajtje duke i lejuar ofrimin e punës së vlefshme në formën e sigurisë për blockchain. Ethereum shpërblen aksionarët që veprojnë në interesin më të mirë të rrjetit dhe ndëshkon ata që veprojnë kundër rrjetit ose nuk arrijnë të sigurojnë rrjetin për çfarëdolloj arsyeje. Kjo e bën thelbësor grumbullimin me një partner me reputacion në grumbullim që mund të ndihmojë në minimizimin e rrezikut duke maksimizuar shpërblimet.

Grumbullimi i aseteve mund të krahasohet me fitimin e interesit të përbërë. Megjithatë, kjo është e ndryshme nga tregjet tradicionale kur dividentët riinvestohen. Shpërblimet e grumbullimit paguhen në formën e talonit, që përdoruesit kanë grumbulluar dhe do të jenë në gjendje t'i riinvestojnë këto talone, duke fituar një pagesë më të lartë. Talonet e grumbulluara gjithashtu ruhen zakonisht në portofolët e tyre përkatës digjitalë, duke i lejuar përdoruesit të fitojnë pa rihipotekim*.

Zhvendosja e Ethereum në Dëshminë nga Pronësia

Me kalimin e blockchain Ethereum në algoritmin e konsensusit "Dëshmi nga Pronësia ", vërtetuesit që kanë grumbulluar ETH do të zëvendësojnë minuesit në veprimtarinë dhe sigurimin e rrjetit Ethereum. Si rezultat, grumbullimi do të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e blockchain dhe mund të ketë një rritje të konsiderueshme të shpërblimeve të grumbulluara përmes aksioneve. Coinbase kishte parashikuar në fillim të vitit se pret që shpërblimet e grumbullimit të ETH të arrijnë 12% APR pasi të kishte përfunduar shkrirja. Momentalisht, të dhënat nga StakingRewards tregojnë se fitimet në grupet e grumbullimeve kishin një shpërblim mesatar prej 4.08%.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, tatimor, investues, financiar apo tjetër.

* shënim i përkthyesit: rihipotekim – praktikë ku bankat dhe agjentët ndërmjetësues përdorin, për qëllimet e tyre, asetet që janë shpallur si kolateral nga klientët e tyre

reklama

Advertisement