Advertisement

Advertisement

Home ethereum

Vitalik Buterin hedh poshtë kritikën ndaj PoS teksa Ethereum është afër shkrirjes

Vitalik Buterin hedh poshtë kritikën ndaj PoS teksa Ethereum është afër shkrirjes

Ethereum dhe zhvilluesit e protokollit po punojnë fuqishëm teksa lëvizja e tyre e shumëpritur e “Dëshmisë nga Pronësia” (Proof-of-Stake) hyn në fazat e fundit të saj. Megjithatë, Dëshmia nga Pronësia ka hasur kritika, të cilave Buterin iu është përgjigjur, duke mbrojtur PoS ndaj pretendimeve se nuk ofron marrëveshje të decentralizuar.

Gray Glacier implementohet me sukses

Gray Glacier, një përmirësim i gjashtë ngadalësues i “difficulty-bomb” (kod i vendosur në protokollin e Ethereum*), u implementua me sukses më 30 qershor. Ky degëzim i parikthyeshëm ngadalësoi difficulty bomb me rreth 700,000 blloqe, duke i dhënë kohë zhvilluesve deri në mesin e tetorit për të vendosur gjithçka në rregull për kalimin në Dëshminë nga pronësia. Tim Beiko postoi gjithashtu në Twitter se shkrirja Sepolia ishte rrugës dhe paralajmëroi përdoruesit për paqëndrueshmërinë e ritmit të “copëtimit” (hash/copëtimi është një funksion që konverton një vlerë në një tjetër*) Sepolia është e dyta nga tre testnet-et publike. Pas shkrirjes së Sepolia-s, do të ngelet vetëm Goerli/Prater përpara “Shkrirjes”.

Zhvilluesit kanë vendosur provizorisht datën për Shkrirjen Sepolia më 6 korrik. Mario Havel u shpreh në një postim në Twitter,

“Objektivi [i të mërkurës] i jep kujtdo kohën e mjaftueshme për të gjithë që të përditësojnë infrastrukturën, të vendosin anashkalimin TTD ose të shpejtojnë nyjet e reja për #TestingTheMerge. TTD e zgjedhur nuk është e arritshme në kohë të shkurtër me anë të ritmit të copëtimit, pikërisht për të mundësuar kohën shtesë për t’u përgatitur.”

Ai shpërndau një përditësim tjetër më 4 qershor, duke theksuar përparimin e bërë deri tani,

“Shkrirja Sepolia erdhi në kohë! Kemi mbivendosje të [parashikimit aktual] dhe [objektivit të së mërkurës] më 6 korrik, ora 2 e pasdites. Le të vazhdojmë kështu. Synimi është që të mbajmë ritmin e copëtimit në këtë drejtim. Ju lutem, mos tejkaloni këtë numër me fuqinë e lartë të ritmit të copëtimit! Vazhdoni të kontrolloni [panelin kryesor] për ritmin aktual të copëtimit dhe ritmin e nevojshëm të copëtimit, të plotësoni boshllëqet, por ju lutem, jini të kujdesshëm.”

Kritikohet Dëshmia nga Pronësia

Ethereum u përball me kritika të ashpra për mekanizmin e saj të konsensusit të “Dëshmisë nga vepra”. Kjo është diçka që Buterin dhe skuadra e Ethereum po shpresojnë që të adresojnë nëpërmjet tranzicionit drejt Dëshmisë nga Pronësia. Megjithatë, Dëshmia nga Pronësia është kritikuar gjithashtu, veçanërisht nga zhvilluesi i Bitcoin, Jimmy Song, i cili konstatoi se protokolli nuk i jep një zgjidhje “Problemit të Gjeneralit Bizantin”. Argumenti u miratua nga themeluesi i “Ava Labs”, Emin Gun Sirer, i cili u shpreh,

“Dëshmia nga Pronësia nuk është një algoritëm konsensusi. Mendoj se isha personi i parë që e theksoi këtë vite më parë. Kushdo që nuk e kupton këtë, duhet, sipas fjalëve të Jimmy-t, të qëndrojë larg këtij diskutimi.”

Problemi i Gjeneralit Bizantin

Problemi i Gjeneralit Bizantin i referohet vështirësisë së hasur nga sistemet e decentralizuara në arritjen e marrëveshjes nga një fakt i vetëm. Problemi ka ekzistuar për një kohë të konsiderueshme, dhe shfaqja e Bitcoin dhe mekanizmit të konsensusit “Dëshmi nga Vepra” është parë si zgjidhje.

Bitcoin ofron një zgjidhje universale për problemin, ku besnikëria e 50% të kapacietit llogaritës mjafton për të arritur një konsensus. Minuesit, ku secili shërben si “gjenerali”, luajnë një rol kryesor në zgjidhjen e sfidës. Dëshmia nga Pronësia synon të zgjidhë problemin në një mënyrë eficiente dhe miqësore për mjedisin, pa qenë nevoja e pajisjeve të shtrenjta dhe që shpenzojnë shumë energji, si në Dëshminë nga Vepra.

Reagon Buterin

Vitalik Buterin foli ndaj kritikës së Dëshmisë nga Pronësia, duke e quajtur argumentin palidhje, duke qenë se bazohej në teknikalitete. Buterin iu drejtua Twitter-it për të kundërshtuar qetësisht kriticizmin, duke u shprehur,

“Këshillë profesionale: nëse ka një traditë të gjatë të njerëzve që debatojnë A vs. B me argumente të thella që prekin matematikën, ekonominë, dhe filozofinë morale, dhe vjen dikush dhe thotë “B është pa lidhje për shkak të një teknikaliteti që përfshin definicione, atëherë me shumë mundësi gabohet.”

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

 

*  shënime të përkthyesit

reklama

Advertisement