Advertisement

Advertisement

Home technology

Fundi i portofolit të kriptove të Meta – Novi

Fundi i portofolit të kriptove të Meta – Novi

Meta (dikur Facebook) i jep fund portofolit të saj të kriptove, Novi, duke pretenduar ripërdorimin e teknologjisë në projekte të tjera.

Meta i jep fund Novi-t

Të premten, gjigandi i teknologjisë shpalli se do të ndalojë zhvillimin e portofolit të saj të kriptove, Novi. Projekti u lançua më tetor 2021 si Calibra. Është riemëruar që atëherë, dhe, pavarësisht një sërë tentativash për ta rijetësuar, do t’i jepet fund në 1 shtator 2022. Sipas Meta, teknologjia e gjendur pas portofolit të saj digjital, do të ripërdoret për të mbështetur projekte të tjera, duke përfshirë përpjekjet e saj për zhvillimin e metaversit. Është vendosur një shpallje në faqen ueb të Novit, ku shkruan,

"Novi nuk do të jetë më i disponueshëm për përdorim pas 1 shtatorit. Përpara se Novi të ndërpritet, ne e kemi thjeshtëzuar për ju marrjen e bilancit tuaj dhe shkarkimin e informacionit tuaj në lidhje me Novi.”

 Pse Novi po ndërpritet? 

Skuadra e Novi apo Meta, nuk kanë paraqitur informacione shtesë për të shpjeguar dështimin e projektit. Spekulatorët tregojnë drejt rënies së menjëhershme të tregut të gjerë të kriptove që ka rezultuar në shitje dramatike dhe largimin e investitorëve skeptikë ndaj industrisë. Për më tepër, është shtuar hetimi ndaj monedhave të qëndrueshme, duke marrë shkas nga dështimi i Terra LUNA. Megjithatë, problemet e Facebook me rregullatorët dhe ligjvënësit nuk janë të pazakonta.

Po bëhen tre vite që kur Facebook mori guximin drejt hapësirës kripto. Iniciativa e parë, ndër iniciativat e tjera fatkeqe nën patronazhin e saj, ishte projekti Libra – kriptomonedha e vetë kompanisë. Projekti u riemërua si Diem në shkurt 2020. Megjithatë, si Novi, dhe Diem, janë përballur me pengesat e tyre rregullatore nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara. Në tetor 2021, grupi i ligjvënësve Demokratikë dhanë një deklaratë, e cila urdhëronte Drejtorin e Përgjithshëm, Mark Zuckerberg, të ndërpriste punën e kompanisë në lidhje me eksperimentin e Novi dhe projektin Diem. Si pasojë, projekti Diem filloi ndërprerjen e veprimtarisë nga janari, duke shpallur një shitje aksionesh të monedhës së qëndrueshme Diem. Tashmë, me fundin e Novi, ndodhi ajo që pritej për lidhjen Libra/Diem që po drejtonte përpjekjet për kripto të Meta.

Ripërdorimi i teknologjisë së Novi për Metaverse

Siç është e dukshme nga riemërimi i Facebook në Meta, kompania është e etur për të themeluar dhe zgjeruar pjesën e saj në metavers. Disa ekzekutivë të Meta, janë shprehur se metaversi do të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e kompanisë drejt shtrirjes së kompanisë në lidhje me tregtinë digjitale, sidomos nëse marrim parasysh faktin që Meta ka qenë duke testuar mbështetjen për NFT. Për këtë arsye, riemërimi i infrastrukturës së portofolit digjital për të mbështetur përpjekjet e saj në shitblerjen e NFT-ve do të jetë një zbatim alternativ i teknologjisë.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

 

reklama

Advertisement