Advertisement

Advertisement

Home technology

Napster do të lëshojë talonin e vet në Algorand

Napster do të lëshojë talonin e vet në Algorand

Shërbimi i transmetimit të muzikës përcaktoi lëshimin e talonit të vet $NAPSTER në blockchain-in e Algorand në udhëzuesin e shkurtuar më të fundit.

Taloni $NAPSTER së shpejti në lëshim

Organizata jofitimprurëse e themeluar së fundmi, “Napster Innovation Foundation", do të lëshojë talonet $NAPSTER në blockchain-in e Algorand për të strukturuar funksionalitetin e platformës ekzistuese drejt ndërveprimeve të shtuara midis krijuesve, mbajtësve të të drejtave, dhe dashamirësve të muzikës. Shërbimi i transmetimit dha hollësira për planet e veta për të inkorporuar Web3 në bizneset e veta në Udhëzuesin e Shkurtuar V1 më të fundit.

Drejtoresha e Përgjithshme e përkohshme e Napster, Emmy Lovell, konstatoi,

"Po hyjmë në një periudhë të avancuar të transmetimit të muzikës, që është një nga sektoret e pakta të shkallëzuara të bizneseve, ku adoptimi I teknologjisë së blockchain bën kuptim imediat për këdo. Njerëzit që bëjnë muzikë, ata që e dëgjojnë dhe të gjithë ata që zotërojnë IP e tyre, tashmë varen shumë nga teknologjia. Web3 ofron një mundësi për të thelluar, zgjeruar dhe përmirësuar ekosistemin e muzikës.”

Udhëzuesi i shkurtuar përmend se Algorand është infrastruktura e vetme blockchain pa gjurmë karboni në ekzistencë, duke shfaqur fokusin e Napster në qëndrueshmëri.

Rrjeti i Napster

$NAPSTER do të kufizohet në 10 miliardë talone dhe do të përdoret si mënyrë pagese për abonimet e muzikës, përmbajtje ekskluzive nga artistë të caktuar, dhe funksionalitete dhuratë të shërbimit të transmetimit. Mbajtësit e taloneve mund t’i përdorin gjithashtu për të paguar për artikuj dhe shërbime në aplikacione të palës së tretë të ndërveprueshme me Rrjetin Napster. Taloni do t’i mundësojë gjithashtu dashamirësve të jenë pjesë e një shpallje ekskluzive të përmbajtjeve apo edhe të bashkëpunojnë në studio me grupin e tyre muzikor të preferuar. Për artistët dhe krijuesit e muzikës profesionalë, platforma do të lançojë një koleksion mjetesh dhe shërbimesh të quajtura “Artists’ Studio”, gjë që do të demokratizojë mundësitë, të përmirësojë bashkëpunimet, dhe të shtojë burime të ardhurash shtesë. Gjithashtu, platforma kujdeset edhe për të drejtat e autorëve duke mundësuar shërbime rigoroze sigurie lidhur me IP e tyre dhe krijimin e mundësive të mëtejshme komericale duke rritur ndërveprimet dashamirës-artist.

Për më tepër, kompania po planifikon gjithashtu në publikimin e kontratave të zgjuara me burim të hapur, që do të lejojnë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve digjitale brenda Rrjetit Napster.

Blockchain-i Web1 P2P në Web3

Napster është një nga pionerët origjinalë të teknologjisë peer-to-peer në periudhën e Web1. Pasi u ble nga Best Buy, marka e Napster u rimëkëmb më 2016. Platforma botërore e transmetimit të muzikës u ble nga një konsorcium kryesuar nga Hivemind dhe Algorand më maj të 2022 dhe lëshoi më pas aplikacionin e saj të bazuar në Web3 në fillim të qershorit.

Themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Hivemind, Matt Zhang, komentoi në lidhje me blerjen,

“Napster është një biznes i forte, i qëndrueshëm dhe një markë ikonike. Investimi ynë në kompani reflekton një kohë të gjatë dhe një pikëpamje më të largët sesa mjedisi i tregtisë afatshkurtër për kriptoasetet. Përkundrazi, ne shohim një mundësi të madhe për të ndërtuar vlerat afatgjata, duke aplikuar programimin Web3 në një biznes ekzistues, të mundësuar nga teknologjia.”

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement