Advertisement

Advertisement

Home business

Ledn bën lëvizjen për BlockFi pas ofertës së Bankman-Fried

Ledn bën lëvizjen për BlockFi pas ofertës së Bankman-Fried

Gara për të blerë kreditorin e kriptove tashmë të rrezikuar, BlockFi, merr hov pasi Ledn, një platformë kredie dhe kursimesh në kripto, ofron kryesim në një raund fondi dhe mundësim kapitali në mënyrë që të zotërojë një pjesë të madhe aksionesh të kompanisë.

BlockFi ka hasur vështirësitë e veta si pasojë e krizës së kriptove. Kreditori i kriptove në rrezik është detyruar të likuidojë një marzh kredie të madh, tejet të kolateralizuar, të “Three Arrows Capital”, të pezullojë 20% të stafit të saj, dhe të përballet me dyshime në lidhje me pozicionin e saj aktual të likuiditetit.

Megjithatë, qoftë për qëllime bamirësie, ose për të psrë BlockFi si një blerje potenciale tepër të lirë, Sam Bankman-Fried dhe pika e tij e këmbimit, FTX, së bashku me kompaninë tjetër të tij, “Alameda Research”, i ka mundësuar BlockFi një linjë kreditimi prej 250 milionë dollarësh, në mënyrë që t’i ofrojë një mundësi shpëtimi.

Sot, lajmi është përhapur se Bankman-Fried po lidh një marrëveshje për të blerë BlockFi me një çmim midis 25 deri në 50 milionë dollarë, që do të thotë se Bankman-Friend po e blen BlockFi ‘më lirë sesa vlerësohet’. Marrëveshja mund të nënshkruhet nga fundi i kësaj jave.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk është ende e prerë, dhe duket se ka një blerës tjetër potencial që është në pritje. Kompania në fjalë është Ledn dhe duket se i ka ofruar BlockFi një opsion ndryshe nga marrëveshja e Bankman-Fried.

Plani i Ledn përfshin huazimin e 400 milionë dollarë si fonde të ngritura në emër të BlockFi, dhe gjithashtu do të ofrojë një kontribut si kapital 50 milionë dollarë, duke bërë që të jetë një pjesë e konsiderueshme e BlockFi.

Adam Reeds, Drejtori i Përgjithshëm i Ledn, nuk zbuloi detaje specifike rreth BlockFi, por konstatoi:

“Duke marrë parasysh fuqinë e saj operacionale, Ledn po shqyrton një numër mundësish për të zgjeruar lidershipin e saj në huadhënien e aseteve digjitale e më tej. Për momentin, nuk mund të zbulojmë detaje shtesë.”

Propozimi në fjalë i Ledn, do të përfshijë gjithashtu ParaFi Capital, sipas një artikulli të Bloomberg.

Ledn është një platformë kanadeze që ofron 7.5% të ardhura për klientët e saj, të cilët huazojnë bitcoinet dhe monedhat njësi USDC të tyre, si dhe marrjen e kredive. Ndryshe nga kompani si Celsius, nuk përfton të ardhura nga financat e decentralizuara.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement