Advertisement

Advertisement

Home bitcoin

Mundësi gjeneracionale blerjeje vjen për kriptot

Mundësi gjeneracionale blerjeje vjen për kriptot

Rënia e kriptove vjen në kohën kur investitorët shmangin çdo gjë që mendojnë se ka vlerë. Duket se ka ende vështirësi, teksa inflacioni  dhe rritja pasuese e normave vazhdon, që nënkuptojnë se kriptove po u humbet likuiditeti, duke e çuar çmimin akoma më poshtë. Po nëse kriptot arrijnë fundin?

Bitcoin po përjeton tremujorin e tij më të keq, që nga koha e fillimeve të tij në 2011. Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, çmimi i bitcoin ishte pak më lart se 19,000 dollarësh, dhe duke qenë se shufra e çmimit mujor për qershorin u mbyll nën suportin 20,000 dollarë, ka shumë mundësi që çmimi mund të kthehet drejt çmimit të ulët 17,500 dollarë, dhe ndoshta më vonë te suporti madhor rreth 14,000 dollarë.

BK, eksperti i bitcoin në emisionin e CNBC ‘Fast Money’, u shpreh të enjten se ai parashikon “mundësi gjeneracionale blerjeje” po vjen për një treg kriptosh që është goditur rëndë. 

“Lajmi i mirë është se nuk mendoj se po i afrohemi shumë nivelit të ulët gjeneracional. Lajmi i keq është që bitcoin mund të përfundojë në vlerë 10 mijë dollarë, dhe, për më tepër, katalizatori për këtë gjë do jetë rritja e inflacionit, dhe çdo bankë qendrore në botë që do të bëjë një gabim në politika.”

Eksperti u shpreh se largimi i mbështetjes, që po ndodh tashmë, do të jetë ajo çfarë duhet për të zbritur bitcoin në një nivel 10 deri 15 mijë. Ai mendon se ka ende mbështetje të mbetur, por blerësit e momentit të fundit, po marrin oferta shumë më të ulëta.

I pyetur nëse jemi potencialisht disa muaj larg nga “momenti Lehman” për kripton, BK u përgjigj pozitivisht. Ai konstatoi se do të duhej dikush me rezerva të mëdha në momentin më të papritur, dhe kjo do të rezultojë në rënien e fundit.

Opinion

E gjitha kjo, me shumë mundësi nuk e lë investitorin mesatar në një gjendje të mirë. Një pjesë e madhe e tregtisë me pakicë është pakësuar, dhe kjo përfshin të gjithë ata që përdornin levë.

Edhe ata të cilët kanë bërë lëvizjet e duhura, dhe kishin koston mesatare të dollarit, do fillonin të ndiheshin jashtëmase të nervozuar, teksa pozicionet e tyre me shumë mundësi janë hedhur poshtë, dhe kriza e tanishme ekonomike i ka detyruar të shesin.

Për këdo që ka rezerva akoma për kohën kur kriptot të arrijnë fundin, mundësia “njëherë në jetë” e blerjes është potenciale.

Kur të mbërrijë ajo kohë, pyetja para blerjes do të jetë “a do kenë të ardhme asetet digjitale?”, dhe nëse përgjigja është “po”, atëherë guximtarët dhe të përgatiturit mund të jenë në anën e duhur të revolucionit të plotë monetar që pritet të vijë.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

Etiketime: 

reklama

Advertisement