Advertisement

Advertisement

Home bitcoin

Presidenti i El Salvador-it blen bitcoin sërisht dhe ‘falenderon” për uljen e çmimit

Presidenti i El Salvador-it blen bitcoin sërisht dhe ‘falenderon” për uljen e çmimit

Nayib Bukele, presidenti i El Salvador-it, përdori Twitter-in për të njoftuar se shteti i tij ka blerë 80 bitcoin të tjera me një mesatare 19,000 dollarë secili.

Kur çdo gjë duket kaotike në tregjet e kriptove, janë të pakët ata që kanë synimin tek e ardhmja. Nayib Bukele është një prej tyre.  

Në stilin e tij të pakrahasueshëm, presidenti është shprehur i kënaqur për ndjekësit e tij në Twitter se shteti i tij ka blerë 80 bitcoin me një çmim prej 19,000 dollarë. Krahas besimit se bitcoin është e ardhmja, ai shtoi duke thënë “Faleminderit për uljen e çmimit”

Blerja e fundit e bërë nga El Salvadori ishte në maj, kur shteti bleu 500 bitcoin, me një total prej 15.3 milionë dollarë. Në total, shteti i Amerikës Qendrore ka blerë 2301 monedha me një shumë prej 103.9 milion dollarë. Megjithatë, rezervat në bitcoin të shtetit kanë rënë tashmë mbi 50%, duke u vlerësuar si 46.6 milionë dollarë.

 

Ndaj akuzave se Nayib Bukele ka vendosur shtetin e tij në situatë të vështirë nga gjithë blerjet e bitcoin, ministri i tij i financave, Alejandro Zelaya u shpreh se rezervat e bitcoin janë më pak se 0.5% e buxhetit vjetor të shtetit.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

 

Etiketime: 

reklama

Advertisement