Advertisement

Advertisement

Home opinion

Përmbledhja javore e kriptove: Grayscale padit SEC, BIS zbut qëndrimin e saj, Lazarus fshihet pas hakerimit të Horizon, Roger Ver përmendet në çështjen e CoinFLEX, FTX i afrohet BlockFI, dhe

Përmbledhja javore e kriptove: Grayscale padit SEC, BIS zbut qëndrimin e saj, Lazarus fshihet pas hakerimit të Horizon, Roger Ver përmendet në çështjen e CoinFLEX, FTX i afrohet BlockFI, dhe

Hakerimi i Horizon Bridge vazhdon të jetë këto kohë një nga lajmet kryesore në treg. Firma e analizës së Blockchain, “Elliptic”, ka përmendur grupin famëkeq të hakerave koreanoveriorë, “Lazarus”, si organizatori i hakerimit. Për më tepër, grupi i Harmony ka shpallur po ashtu një shpërblim prej 1 milionë dollarësh për informacionin rreth shfrytëzimit. Vazhdoni leximin  për të zbuluar më shumë për hakerimin e Horizon Bridge dhe ngjarje të tjera të shquara që u zhvilluan në treg këtë javë.

Bitcoin

Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, shpalli në Twitter se shteti i tij ka blerë 80 bitcoin të tjera me një mesatare prej 19,000 dollarë secili.

Tregu aktual skeptik i kriptove ka ndihmuar shumë në pakësimin e gjurmës energjetike të kriptomonedhave që përdorin konsensusin e “provës së punës”.

Anëtari i mëparshëm i bordit të Coinbase, Tom Loverro dhënë parashikimin e tij se si dhe kur do të përfundojë rënia e tregut dhe udhëzoi gjithashtu investitorët se si të dalin më të fuqishëm.

Kompania e menaxhimit të kriptoaseteve Grayscale ka apeluar për një ankesë ligjore kundrejt Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Letrat me vlerë dhe Bursat (SEC) për refuzimin e propozimit të saj për Fondet e Këmbyeshme (ETF) imediate të BTC.

mund të lejojë bankat të mbajnë 1% të rezervave në btc

Banka për Marrëveshjet Ndërkombëtare (BIS) mund të lejojë bankat të mbajnë 1% të rezervave në kriptomonedha si Bitcoin.

DeFi

MakerDAO, organizata autonome e decentralizuar (DAO), përgjegjëse për monedhën njësi DAI, po voton se si të zhvendosë 500 milionë dollarë në fonde të thesarit për të përballuar tregun e vazhdueshëm skeptik.

Harmony Protocol ka ofruar 1 milionë dollarë shpërblim për kthimin e fondeve të vjedhura dhe çdo informacion lidhur me hakerimin që sulmoi Horizon Bridge.

Lazarus Group - grupi i hakerave i mbështetur nga Koreja e Veriut mendohet se është përgjegjës për vjedhjen e mbi 100 milionë dollarë në kriptomonedha në hakerimin e Horizon Bridge.

Monedhat alternative (Altcoins)

FBI ka shtuar themeluesen e zhdukur të OneCoin Ruja Ignatova në listën e vet të dhjetë të arratisurve më të kërkuar me akuzat e mashtrimit të investitorëve dhe arratisjes.

Drejtori Teknik i Tether, Paolo Ardoino iu është përgjigjur pretendimeve se fondet mbrojtëse kanë vënë pozicione shitjeje ndaj monedhës së qëndrueshme (njësi) USDT.

Revista TIME i është bashkuar kompanisë së lojërave “The Sandbox” për të prezantuar një shesh virtual TIME në metavers.

Startup-i i Web3 “Dynamic” kreu së fundmi një investim fillestar prej 7.5 milion dollarësh në një raund financimi të kryesuar Andreesen Horowitz (a16z).

Biznes

Roger Ver i Bitcoin Cash është individi me të ardhura të larta neto (HNI) i cili i detyrohet CoinFLEX 47 milionë dollarë, duke sjellë probleme tërheqjeje parash të hasura nga pika e këmbimit.

Fondi mbrojtës në falimentim, “Three Arrows Capital” është futur përfundimisht në proces likuidimi. "Teneo Restructuring" është thirrur për të ndërmjetësuar këtë proces likuidimi.

Kompanitë indiane të kriptove po zhvendosen në Dubai dhe Singapor në kërkim të një industrie më të favorshme dhe infrastrukturës mbështetëse.

Binance është bërë partnere me krijuesin e njohur të kontentit, Khaby Lame, për të ndërgjegjësuar në lidhje me kriptot.

FTX e kryesuar Sam Bankman-Fried lidhi një marrëveshje për të blerë BlockFi, marrëveshje e cila u vlerësua rreth 25 milionë dollarë.

Parlamenti Evropian dhe Kryesia e Këshillit ranë dakord në lidhje me propozimin e tregjeve në  Kripto-Asete (MiCA), për rregullimin e monedhave të qëndrueshme dhe për të mundësuar rregulla të qarta për lëshuesit e kriptove.

NFT

Meta (dikur Facebook) ka filluar lëshimin e NFT-ve të bazuara në Ethereum dhe Solana për krijues të përzgjedhur me vendndodhje në Shtetet e Bashkuara, në rrjetin e tyre social.

reklama

Advertisement