Advertisement

Advertisement

Home business

Platforma e huadhënies së kriptove, “Vauld", pezullon tërheqjet e parave dhe kërkon të ristrukturohet

Platforma e huadhënies së kriptove, “Vauld", pezullon tërheqjet e parave dhe kërkon të ristrukturohet

Numri i kreditorëve të kriptove të cilët kanë ndjerë shtrëngim, vazhdon të jetë i pandërprerë. “Vauld", i mbështetur nga Coinbase, është kreditori më i fundit që pezulloi tërheqjet e parave, teksa “dimri" i kriptove vazhdon, duke e çuar industrinë në kufijtë e saj.

Ndjekësi më i fundit i kreditorëve të mëdhenj të ngjashëm si Celsius, BlockFi, Voyager Digital, etj., “Vauld" është kompania më e fundit që ka pranuar se ka arritur një pikë në të cilën nuk mund të vazhdojë si më parë.

Sipas një artikulli të sotëm në Bloomberg, “Vauld" ka punësuar dy kompani për të qenë këshilltarët e saj ligjorë dhe financiarë këtej e tutje. Në të njëjtën kohë, ka pezulluar të gjitha tërheqjet e parave, këmbimin dhe depozitat në platformën e saj.

Vetëm 3 javë më parë, “Vauld" u shpreh se po vepronte si zakonisht dhe po procesonte tërheqjet pa asnjë problem, dhe që “kjo do të vazhdojë të aplikohet në të ardhmen". Shpejtësia me të cilën kompania ka shkuar nga kjo deklaratë e në atë të tanishmin, është ndoshta një shenjë se sa seriozisht është ndikuar industria e kriptove nga rënia aktuale.

“Vauld" ka publikuar një Deklaratë Korporate në blogun e vet, duke shpjeguar situatën, dhe duke kërkuar të bindë aksionerët. Kompania ia atribuon problemet e saj paqëndrueshmërisë së tregut, vështirësive financiare të partnerëve të saj kryesorë të biznesit, dhe tërheqjeve nga klientët mbi 197.7 milion dollarë.

Deklarata shpreh synimin e “Vauld" për të ndjekur rrugën e ristrukturimit, dhe, me këtë si synim, të apelojë në gjykatat e Singaporit (ku ndodhet kompania), për një “moratorium" të çdo procedimi ndaj grupit të kompanive të “Vauld", në mënyrë që t'i ofrojë “Vauld" hapësirë për të aplikuar ristrukturimin.

Në llogarinë në Twitter të “Vauld", kompania njoftoi se “jemi të dedikuar për të gjetur zgjidhjen me të mirë për klientët tanë.”

Gjithashtu, si më poshtë:

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement