Advertisement

Advertisement

Home defi

Celsius shlyen borxhin 120 milion dollarë ndaj “Maker”

Celsius shlyen borxhin 120 milion dollarë ndaj “Maker”

Celsius Network ka shlyer një pjesë tjetër prej 120 milion dollarë të kredisë së tij në Bitcoin ndaj “Maker DAO” nëpërmjet disa transaksioneve DAI.

Shlyerja e borxhit prej 120 milion dollarë

Edhe pse secila nga palët nuk ka konfirmuar ende lajmin, pagesa prej 120 milion dollarësh u bë për kasafortën multi-kolaterale Dai #25977 në një seri prej tre transaksionesh midis 3 dhe 4 korrik 2022.  Edhe pse Celsius nuk ka pranuar se zotëron kasafortën në fjalë, është një fakt i pranuar gjerësisht nga komuniteti. Tre transaksionet në fjalë përfshijnë 64 milion DAI, 50 milion DAI dhe 6.2 milion DAI. Meqënëse DAI është një monedhë e qëndrueshme, e stabilizuar me vlerën e dollarit, këto transaksione mund të përmblidhen në një total prej afërsisht 120 milion dollarë. “Maker” është protokolli DeFi që fshihet pas monedhës së qëndrueshme DAI.

Problemet e shpërbërjes së Celsius

Përveç këtyre tre pagesave të tjera, një shumë e mëparshme prej 22.6 milion dollarësh u depozitua në të njëjtën kasafortë më 1 korrik dhe 53.7 milion dollarë u pagua midis datave 14 dhe 16 qershor 2022.

Përveç borxheve të saj ndaj “Maker”, Celsius ka dhe disa detyrime në kontrata kriptosh dhe DeFi. Duke qenë se Kasaforta #25977 ka përdorur Wrapped Bitcoin (wBTC) si kolateral, kërcënimi i likuiditetit qëndron në çdo kohë ndaj tij, sidomos kur çmimi i BTC fillon të bjerë. Kasaforta likuidohet nëse BTC bie nën një kufi të caktuar çmimi. Për shkak të borxheve të tij ndaj një sërë entitetesh, çmimi i likuiditetit të kasafortës më 13 qershor ishte rreth 17 mijë dollarë. Qershori ishte gjithashtu muaji kur çmimi i BTC ra në mënyrë të rrezikshme, duke u vërtitur rreth treguesit 20 mijë dollarë. Për rrjedhojë, çmimi i likuiditetit të kasafortës iu afrua shumë çmimit të Bitcoin dhe ishte në rrezik likuiditeti të detyruar. Në fakt, detyroi dhe firmën të pezullonte tërheqjet për një periudhë kohe, gjë që, fatkeqësisht, kontribuoi më tej në rënien e çmimeve të BTC, ETH dhe kriptove të tjera kryesore.

Fokusi në shlyerjen e borxheve

Megjithatë, shlyerja e borxheve ka përmirësuar çmimin e likuiditetit të kompanisë, duke rënë në një vlerë më të ulët, rreth 5 mijë dollarë, duke lënë hapësirë që çmimet e BTC të luhaten pa kërcënimin e likuidimit. Në fakt, ekspertët besojnë se shlyerja e borxheve të mëdha mund të adresojë çështjen e shpërbërjes së Celsius. Kompania ka eksploruar mundësi të ndryshme për të rimëkëmbur pozicionin e saj, edhe duke punësuar avokatë, të cilët e kanë këshilluar të deklarojë falimentimin. Për fat të mirë, ekzekutivët kryesorë të firmës, vendosën veto për idenë dhe zgjodhën të fokusoheshin në përfitimin e një kohe shtesë për të adresuar problemet me likuiditetin. Përkundrazi, investitorëve iu kërkua të shmangnin mundësinë e falimentimit duke zgjedhur “modalitetin HODL” në aplikacionin e Celsius.

 Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement