Advertisement

Advertisement

Home altcoins

Cardano lëshon me sukses përmirësimin Vasil në testnet

Cardano lëshon me sukses përmirësimin Vasil në testnet

Degëzimi i suksesshëm i tesnet-it të Cardanos nënkupton se hapi i vetëm që ka ngelur në përmirësimin Vasil është degëzimi i mainnet.

Testnet në punë, skuadra planifikon për Mainnet

I shumëprituri përmirësimi Vasil arriti një hap më tej në degëzimin e mainnet. Kompania mëmë e Cardano-s, “Input Output Hong Kong” (IOHK) shpalli më herët në Twitter se ishte përmbushur degëzimi i testnet.

Postimi në Twitter shkruante, 

"Jemi të lumtur të raportojmë se sot, në 20:20 UTC, skuadra IOG ka degëzuar me sukses Cardano Testnet. Ky është një hap i rëndësishëm më tej në udhëtimin drejt përmirësimit Vasil në mainnet.”

Skuadra po inkurajon zhvilluesit e projekteve, operatorët e pellgut të aksioneve (SPO), si dhe pikat e këmbimit, të vendosin kodin e tyre në tesntnet për t’u përgatitur për një integrim të lehtë teksa mainnet degëzohet për një muaj. Duke marrë parasysh natyrën e ndërlikuar të përmirësimit Vasil, do të duhet të merret në konsideratë kompatibiliteti me versionin e mëparshëm dhe SPO-të do të duhet të rregullojnë skriptet e tyre. Katër javët në vijim do t’i dedikohen testimit, gjatë të cilit, skuadrat në Cardano dhe Input-Output Global do të punojnë nga afër me komunitetin e pikave të këmbimit dhe zhvilluesve të Cardano-s. Propozimi për të përditësuar mainnet do të dorëzohet vetëm atëherë kur të gjithë aktorët të jenë komodë me përmirësimin.

Përmirësimi i  Shkallëzimit

Degëzimi i tesnet ishte parashikuar më herët për datën 20 qershor. Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm Charles Hoskinson zbuloi se në pasojat e rënies së Terra LUNA, skuadra po gabon në anën e kujdesit ndjekur nga zbulimi i gabimeve të vogla në kod. Kështu, përditësimi i tesnet u shty për në 29 qershor. Përmirësimi i kaluar në rrjetin e Cardano ishte degëzimi i Alonzo gjatë fazës Goguen të zhvillimit të blockchain të Cardano-s, që prezantoi kontratat e zgjuara. previous

Megjithatë, ka patur probleme të rrjetit përgjatë ngadalësimit për shkak të skripteve të caktuara. Degëzimi i Vasil do të implementojë katër përmirësime të planifikuara, të cilat do të pakësojnë madhësitë e transaksioneve, dhe si pasojë të rrisin qarkullimin e rrjetit dhe të ulin tarifat. Përmirësimi praktikisht do të lejojë krijimin më të shpejtë të blloqeve dhe të përmirësojë shkallëzimin për aplikacionet e decentralizuara (dApps).

Skuadra postoi në Twitter, 

"Përmirësimi Vasil do të lejojë gjithashtu përmirësime të primitiveve kriptografike të Cardano (duke lejuar opsione më të mëdha të ndërveprimit për blockchain-et e tjera), një interpretues Plutus të sinkronizuar dhe një model të ri kostoje, të gjitha pjesë të skripteve Plutus V2.”

Ndërveprimi dhe qeverisja

Atraksioni kryesor i Vasil është funksionaliteti i ndërveprimit që do t’i sjellë rrjetit. Faza aktuale Basho, e cila është faza e katërt e zhvillimit të blockchain, do të dëshmojë ndërveprim midis sidechain-eve të Cardano-s. Në fazën e ardhshme Voltaire, rrjeti do të fokusohet në qeverisje.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement