Advertisement

Advertisement

Home breaking-news

“Three Arrows Capital” futet në proces likuidimi

“Three Arrows Capital” futet në proces likuidimi

Fondi Mbrojtës i kriptove që falimentoi, “Three Arrows Capital” është futur përfundimisht në proces likuidimi. "Teneo Restructuring" është thirrur për të ndërmjetësuar këtë proces likuidimi.

Ndjekur nga dështimi i Terra Luna-s, dhe një nga hallkat e para të prishura, duke patur parasysh ekspozimin që kishte, “Three Arrows Capital” është futur përfundimisht në proces likuidimi.

Ndikimi është përhapur më tej, dhe platforma te tjera kriptosh janë po ashtu në të njëjtën gjendje.

“Voyager Digital” i është nënshtruar aktualisht likuidimit pasi “Three Arrows Capital” falimentoi prej një kredie 670 millionë dollarë nga “Voyager”. 

“Sam Bankman-Fried” i ka ofruar “Voyager”-it një linjë kreditimi në mënyrë që të kryejë detyrimet, dhe e ka përhapur këtë gjë po ashtu te “BlockFi”, një tjetër platformë e rrezikuar, në marrëdhënie me “Three Arrows Capital”.

Sipas një artikulli në CNBC, “Teneo” është thirrur që të monitorojë procesin e likuidimit, edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë nga “Three Arrows Capital” apo “Teneo”.

Artikulli vazhdon më tej duke shkruar se “Teneo” do të marrë aksione nga aktivet e “Three Arrows Capital” dhe do të çelë një website në ditët në vijim, duke përshkruar me detaje se si kreditorët mund të kontaktojnë dhe të fillojnë aplikimet e tyre të pretendimeve.

Siç është raportuar në Financial Times, si “BlockFi”, dhe “Genesis”, likuiduan disa nga pozicionet e “Three Arrows” duke marrë kolateralin që kishte lënë në mënyrë që të garantonte huazimin e saj.

Likuidimi i “Three Arrows” është parashikuar të ketë një ndikim negativ në sektorin tashmë të paqëndrueshëm të kriptove, duke qenë se Bitcoin po mundohet të qëndrojë në nivelin e rëndësishëm të çmimit prej 20,000 dollarësh, ndërkohë që shumë altcoins po përballen me humbje akoma më të mëdha.

Siç është raportuar tashmë nga Crypto Daily, ndikimi i mungesës së likuiditetit është ndjerë nga huazuesi i kriptove, “Celsius”, i cili ka ngrirë aktivet e investuesve në platformën e tij për disa javë. Huazuesi po diskuton tashmë opsionin e

The lender is currently debating the choice of falimentimit, apo të një pakete shpëtimi nga Simon Dixon dhe Bank to the Future.

Pika e këmbimit CoinFlex është një tjetër platformë që po has vështirësi. Përflitet se Roger Ver është kundërpala që ka falimentuar në borxhin e tij, dhe i detyrohet platformës 47 milionë dollarë. Zoti Ver e ka mohuar këtë pretendim.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement