Advertisement

Advertisement

Home business

Taksa e lartë e kriptos shkakton largim të trurit nga India për në Dubai dhe Singapor

Taksa e lartë e kriptos shkakton largim të trurit nga India për në Dubai dhe Singapor

Kompanitë e kriptove po zhvendosen drejt Dubait dhe Singaporit në kërkim të një industrie më të favorshme dhe infrastrukturës mbështetëse.

Largimi masiv i trurit indian si pasojë e kriptove

Industria e kriptove në Indi po vuan. Banka qendrore e vendit, RBI, mban tashmë një qasje të kujdesshme ndaj aseteve digjitale, me raste edhe të ashpër. Ndër të tjera, vënia e taksës 30% të kriptove ka tronditur më tej këtë industri. Për më tepër, 1% TDS për transaksion ka qenë qershia mbi tortë për lëvizjen kundër kriptove. Rregullorja e fundit ka ndikuar veçanërisht likuiditetin e tregut, teksa tregtuesit e rregullt janë detyruar të pakësojnë shpeshtësinë e transaksioneve të tyre për të zvogëluar humbjet. Për rrjedhojë, shumë kompani të tilla po ndërpresin veprimtaritë e tyre në Indi, duke synuar migrimin drejt vendeve më miqësore ndaj kriptove si Dubai dhe Singapori.

Kompanitë indiane mbërrijnë në Dubai

Ligji i ri për taksë ndaj kriptove crypto tax law hyri në fuqi më 1 prill 2022, dhe shkaktoi rënien masive të vëllimit tregtar të pikave të këmbimit me vendndodhje në Indi, si: WazirX, ZebPay, CoinDCX, dhe BitBns. Paralajmërimi i guvernatorit të RBI-së, Shaktikanta Guha, ndaj kriptomonedha, nuk ndihmoi në tregun tashmë të rrezikuar. Midis gjithë FUD që rrethon industrinë në Indi, një nga pikat e këmbimit që u transferua ishte WazirX. Dy nga bashkëthemeluesit e kësaj pike këmbimi, Nischal Shetty dhe Siddharth Menon, kanë zhvendosur veprimtaritë e tyre në Dubai, ndërsa bashkëthemeluesi i tretë, Sameer Mhatre, vazhdon të jetë në krye të veprimtarive në Indi. 

Ortaku themelues i “Woodstock Fund”, Pranav Sharma, shprehet, 

“Ka një fluks pune rregullator të unifikuar, i cili sintetizon rregulloret dhe krijon një mundësi që Emiratet e Bashkuara Arabe të kryesojnë në fushën e aseteve digjitale. Rregullat e taksimit janë gjithashtu në anën e individit.”

Taksimi 0% i Dubait dhe infrastruktura mbështetëse, e bëjnë vendin një nga qendrat kryesore të kriptove në botë. Gjithashtu, pikat e këmbimit të kriptove mund të pajisen lehtësisht me licenca veprimtarie tek Autoriteti Rregullator i Emirateve për Asetet Virtuale (VARA).

Singapori tërheq gjithashtu kompani kriptosh të Indisë

Singapori është një tjetër vend që po tërheq kompani kriptosh indiane. Blerja e aseteve digjitale nuk është e taksueshme, sipas ligjit të Singaporit. Mungesa e taksave për fitimin mbi kapital, e bën këtë vend ishullor një pikë kryesore për kriptot. Pikat e këmbimit indiane Vauld dhe ZebPay kanë zhvendosur zyrat e tyre në Singapor më 2018, shumë kohë para se të implementohej taksa. Kompania e parë “e rrallë” indiane për kriptot, CoinDCX, ka hapur gjithashtu një degë në Singapor, nën emrin e regjistruar “Primestack Pte. Ltd”. 

Megjithatë, pika e këmbimit me zyra në Bangalor, Coinswitch, është një nga të paktat që ka vendosur të qëndrojë. Bashkëthemeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Ashish Singhal, kërkon të kryesojë lëvizjen për Web3 në vend, dhe komentoi,

“India është përballur me largime për dekada. Kjo është një mundësi e gjeneratës për të kthyer shanset në favorin tonë. Ne duam të luajmë një rol aktiv në modelimin e ekosistemit Web3 në Indi.”

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement