Advertisement

Advertisement

Home exchanges

Disa pika këmbimi të kriptove do të falimentojnë

Disa pika këmbimi të kriptove do të falimentojnë

Me rënien e ekonomive botërore dhe zvarritjen e sektorit të kriptove, disa projekte kriptosh si “Three Arrows Capital”, “Celsius” e të tjera janë tashmë në falimentim publikisht. Sipas Sam Bankman-Fired, disa pika këmbimi të tjera kriptosh do t’i ndjekin.

Me sektorin e kriptove nën trysni, spekuluesit dhe investuesit po presin të shohin nëse industritë do ta pësojnë këtë rënie të përgjitshme. 2 trilion dollarë janë fshirë totalisht nga kapaciteti i tregut të kriptove, dhe pritet të përkeqësohet.

Për dy nga huazuesit e kriptove, Sam Bankman-Fried ka qenë vendimtar në mbajtjen e tyre larg falimentimit. “BlockFi” dhe “Voyager Digital” janë ndikuar së tepërmi nga rrëzimi i “Three Arrows Capital”, dhe si rrjedhojë, një futje në likuidim e nevojshme nga Drejtori i Përgjithshëm i FTX dhe Alameda Research, ka parandaluar një vështirësi financiare, të paktën për momentin.

Me anë të dy kompanive të tij, Bankman-Fried ka pranuar të ofrojë linja kreditimi në shuma prej 750 milionë dollarë. Biznesmen miliarder, tashmë njeriu më i pasur në botën e kriptos, u shpreh se ai nuk pret një kthim të garantuar, por kjo do të rezultojë në një stabilitet deri diku, gjë që shihet si pozitive për kompanitë dhe investuesit e tyre.

Sipas një artikulli në Forbes, kjo s’mund të jetë një vepër plotësisht mirëbërëse nga ana e Bankman-Fried. Përveç ringritjes së një tregu kriptosh, nga i cili varet e ardhmja e kompanive të tij, ai po kërkon gjithashtu të blejë një pjesë nga këto kompani kriptosh, gjë e cila do ta vendosë atë në një pozicion të shkëlqyer në momentin që rikthehet gjendja pozitive e tregut.

“Robinhood” është një tjetër kompani ndaj së cilës ai ka interes, dhe ka mundur të sigurojë 7.6% të aksioneve në aplikacionin e platformës tregtare. Përflitet se blerja e plotë është në diskutim.

Megjithatë, Bankman-Fried nuk është pozitiv ndaj pikave të këmbimit jashtë rrethit të kryesuesve, si Binance, Coinbase dhe Kraken, dhe beson se disa janë afër falimentimit.

“Ka disa pika këmbimi të kategorisë së tretë që tashmë janë falimentuese në fshehtësi.”

Pikëpamja e tij është se këto pika këmbimi po përpiqen dëshpërimisht në tërheqjen e klientëve, dhe po e bëjnë këtë duke ofruar të ardhura të larta, por, duke patur parasysh rënien e tanishme, nuk duket e qëndrueshme dhe që disa pika janë të destinuara për të falimentuar.

Nga ana tjetër, FTX qëndron fitimprurëse, diçka që nuk mund të thuhet dhe për rivalin e saj më të madh, Coinbase. Pika e këmbimit paraqiti humbje prej 432 milionë dollarë në tremujorin e parë të 2022, dhe aksionet e saj kanë rënë gati 90% nga pika më e lartë.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

Etiketime: 

reklama

Advertisement