Advertisement

Advertisement

Home altcoins

“Lazarus Group” përgjegjës për hakerimin e Horizon Bridge të “Harmony Protocol”

“Lazarus Group” përgjegjës për hakerimin e Horizon Bridge të “Harmony Protocol”

Lazarus Group – grupi i hakerave i mbështetur nga Koreja e Veriut është përgjegjës për vjedhjen e mbi 100 milionë dollarë në kriptomonedha, sipas kompanisë së analizës së blockchain, “Elliptic”.

“Harmony Protocol” zbuloi javën e kaluar se ka nisur kërkimin për gjetjen e hakerave, pasi ata shteruan 100 milionë dollarë nga ura e tyre e blockchain – Horizon Bridge, më 24 qershor.

Kompania vërejti:

“Analiza jonë e hakerimit dhe pastrimi vijues i kriptoaseteve të vjedhura, tregon gjithashtu se konsiston me aktivitetin e Lazarus Group – një grup i krimit kibernetik me marrëdhënie të ngushta me Korenë e Veriut. Edhe pse s’ka faktorë që të provojnë përfshirjen e Lazarus, së bashku ato sugjerojnë përfshirjen e grupit në këtë ngjarje.”

Horizon Bridge, një protokoll që mundëson lëvizjen e kriptomonedhave midis blockchain-eve të ndryshme, dhe Harmony ka përsëritur se ata ende dëshirojnë “të kenë kontakt” me hakerin që vodhi 100 milionë dollarë.

Grupi i hakerave, i monitoruar nga zyra kryesore e inteligjencës së Koresë së Veriut, “Zyra Qendrore e Gjurmimit”, është përballur me sanksione nga SHBA.

Harmony ka pohuar publikisht se beson që Lazarus fshihet pas hakerimit, me “Ellipitic” që vërejti se hakerat kanë përdorur emra përdoruesi dhe fjalëkalime në përdorim nga punonjës të Harmony, për t’u futur dhe për të shteruar fondet nga Harmony Bridge.

Si pjesë e një përpjekjeje për të rikthyer asetet e vjedhura, Harmony po bashkëpunon me partnerët e saj “Chainanalysis” dhe “AnChain.ai” për të hetuar çështjen. Megjithatë, Harmony vërejti se do të ndërpresë hetimet nëse hakerat pranojnë të rikthejnë asetet e kriptove, me kufi 10 milionë dollarë, por qeveria e Koresë së Veriut nuk ka bashkëpunuar deri tani me asnjë kompani kriptosh, ndjekur nga sulmi i dyshuar nga Lazarus Group, dhe mohoi vazhdimisht çdo përfshirje në krime kibernetike lidhur me kriptot.

“Elliptic” vërejti se fondet janë transferuar gjatë orëve të vona të Azisë së zonës së Paqësorit, dhe 41% e fondeve totale të vjedhura janë dërguar tashmë për t’u përzierë në “Tornado Cash”, që përdoret për të fshehur gjurmët e transaksionit.

Me tregun e kriptomonedhave në vështirësi gjatë këtyre muajve të fundit, vjedhja e aseteve digjitale shihet veçanërisht me një pikëpamje negative, në një kohë kur shumë platforma kriptosh po luftojnë për të mbajtur likuiditetin.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

Etiketime: 

reklama

Advertisement