Advertisement

Advertisement

Home bitcoin

“Grayscale” padit SEC për refuzimin e ETF imediate të BTC

“Grayscale” padit SEC për refuzimin e ETF imediate të BTC

Kompania e menaxhimit të aseteve të kriptove, “Grayscale”, ka aplikuar për padi ligjore ndaj Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Letrat me vlerë dhe Bursat (SEC) për refuzimin e propozimit të saj për Fondet e Këmbyeshme (ETF) imediate të BTC.

“Grayscale” mban premtimin për padinë

Më 29 qershor, SEC refuzoi propozimin e “Grayscale” për konvertimin e Trustit Grayscale të Bitcoin (GBTC) në një fond të këmbyeshëm imediat të BTC. Vendimi, megjithatë, u prit me tone të ashpra nga kompania e menaxhimit të aseteve të kriptove, e cila ndërmori një akt ligjor të menjëhershëm si kundërpërgjigje. Në padi, “Grayscale” apeloi në Gjykatën e Apelit të Qarkut të Kolumbias, për të shqyrtuar urdhrin e SEC. Në fillim të 2022, kompania ishte zotuar që do të ndërmerrte akt ligjor në rast refuzimi, duke pretenduar se do të aplikonte për proces gjyqësor lidhur me Aktin e Procedurave Administrative.  

Drejtori i Përgjithshëm nuk pajtohet me vendimin e SEC

Gjatë periudhës 240-ditore të shqyrtimit të aplikimit nga “Grayscale”, kompania ndërmori një fushatë për koment. Sipas grupit, 99% të aplikimeve të marra gjatë kësaj kohe, ishin në mbështetje të ofertës për të shndërruar GBTC në një ETF. Në përgjigje të kësaj, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Michael Sonnenshein, shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij me kufizimin e vazhdueshëm nga ana e SEC të ETF-ve të Bitcoin në lidhje me futjen e tyre në tregun e Shteteve të Bashkuara.

Ai u shpreh,

“Përgjatë procesit të shqyrtimit të aplikimit për ETF, ne besojmë se investuesit amerikanë janë shprehur masivisht ndaj dëshirës për konvertimin e GBTC në një ETF imediate të BTC, gjë e cila do të lironte miliarda dollarë të kapitalit të investuesve dhe njëkohësisht shtrirjen më tej të fondit më të madh të Bitcoin në botë, brenda perimetrit rregullator të SHBA. Ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë burimet e plota të kompanisë për të përkrahur investuesit dhe trajtimin rregullator të paanshëm të mekanizmave të investimit të Bitcoin.”

SEC citon shqetësim ndaj tregut... sërish

Teoritë lidhur me aprovimin nga SEC të ETF imediate të Bitcoin, ende nuk janë zbatuar në praktikë. Argumentet e monitoruesit për refuzimin e aplikimit të “Grayscale” u bazuan në shqetësimin e tij ndaj manipulimit të tregut. Autoritetet cituan më tej mungesën e monitorimit të duhur në industri, duke përsëritur të njëjtat arsye që ka paraqitur prej vitesh për refuzimin e aplikimeve të tjera të ETF-ve imediate. Në përgjigje të kësaj, kompania e investimit ka vendosur të sjellë prova se ETF imediate të BTC duhen lejuar, duke qenë se SEC ka aprovuar tashmë produkte të ngjashme, referuar ndaj një sërë derivativesh ETF imediate të Bitcoin që SEC ka aprovuar në të shkuarën.

Lidhur me këtë çështje, strategu i lartë ligjor i “Grayscale” dhe ish-avokat i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald B. Verrilli, Jr., kallëzoi, 

“Siç “Grayscale” dhe grupi i Davis Polk & Wardwell kanë theksuar, SEC po dështon në zbatimin e një trajtimi të qëndrueshëm për mekanizma investimi të ngjashme, dhe, si rrjedhojë, po sillet në mënyrë arbitrare dhe të paqëndrueshme, duke shkelur Aktin e Procedurës Administrative dhe Aktin e Këmbimit të Letrave me Vlerë të 1934.”

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

reklama

Advertisement