Bitcoin (BTC/USD) reagoi ndaj rritjes së riskut nga poshtë, në orët e para të sesionit aziatik, teksa çifti ra në vlera të ulëta dhe vazhdoi të rrotullohej në shifrën e rëndësishme psikologjike 20000. Tregtuesit panë së fundmi BTC/USD poshtë në zonën 19823.43, shifra më e ulët prej një jave, dhe një lëvizje që mund të krijojë sprova të zonave me rëndësi teknike, duke përfshirë nivelet 19639, 19150, 18843, 18545 dhe 18453. Lëvizja e fundit poshtë zonës 19751, paraqiti një sprovë për korrigjimin 38.2% të shtrirjes zhvlerësuese nga 22974.10 në 17567.45. Pikat e ndalimit u përcaktuan së fundmi nën zonën 20195.33 gjatë zhvlerësimit të fundit, një objektiv i poshtëm i çmimit lidhur me trysninë e shitjes që u shtua rreth zonës 52100.
Nëse BTC/USD e shtrin tërheqjen e saj të vazhdueshme, objektiva shtesë të poshtme të çmimit përfshijnë zonat 16990, 15502 dhe 14500. BTC/USD është zhvlerësuar tashmë mbi 34% nga fillimi i muajit dhe gjatë pikës së ulët teknike nga fillimi i këtij muaji, dhe çifti i valutave tashmë ka rënë mbi 55% nga fillimi i vitit dhe 66% nga pika më e lartë e të gjitha kohërave. Nivele të rezistencës teknike dhe zona potenciale të trysnive për shitje, vihen re në zonat 26208, 28249 dhe 28557. Rezistenca më e fortë teknike vihet re rreth zonës 27288, me pikat e ndalesës mundësisht mbi këtë zonë. Tregtuesit kanë vënë re se MA 50-bar (4-orëshe), sugjeron rënie nën MA 100-bar (4-orëshe) dhe nën MA 200-bar (4-orëshe). Gjithashtu, MA 50-bar (1-orëshe) sugjeron rënie nën MA 100-bar (1-orëshe) dhe nën MA 200-bar (1-orëshe).
Lëvizja e çmimit është më afër MA 50-bar (4-orëshe) në 20762.29 dhe MA 50-bar (1-orëshe) në 20389.28.
Suporti Teknik parashikohet rreth 16990.14/ 14500.15/ 10432.73 me pika ndalese të pritshme nga poshtë.
Rezistenca Teknike parashikohet rreth 24365.11/ 27455.20/ 32383.96 me pika ndalese të pritshme nga lart.
Në grafikun 4-orësh SlowK sugjeron ngritje sipër SlowD ndërsa MACD sugjeron rënie poshtë MACDAverage.
Në grafikun 60-minutësh, SlowK sugjeron rënie nën SlowD ndërsa MACD sugjeron rritje mbi MACDAverage.
Vëmendje: Kjo analizë tregu mundësohet nga një palë e tretë, dhe vetëm për qëllime informuese. Nuk reflekton pikëpamjet e CryptoDaily, e as nuk nënkuptohet për t’u përdorur si këshillim ligjor, taksor, investues apo financiar.