Advertisement

Advertisement

Home technology

A16z kryeson raundin fillestar prej $7.5M për “Dynamic”, startup-in certifikues për Web3

A16z kryeson raundin fillestar prej $7.5M për “Dynamic”, startup-in certifikues për Web3

“Dynamic”, një startup që merret me mjetet e certifikimit dhe autorizimit për zhvilluesat, bazuar në portofolin elektronik, kreu së fundmi një investim fillestar prej 7.5 milion dollarësh në një raund financimi të kryesuar prej Andreesen Horowitz (a16z).  Në këtë raund spikati dhe pjesëmarrja e Castle Island Ventures, Solana Ventures, Circle Ventures, Breyer Capital, Hypersphere dhe Chapter One.

Puna e startup-it në lidhje me certifikimin e bazuar në portofolin elektronik dhe një sërë mjetesh autorizimi, konsiderohet si një hap i mëtejshëm në të qënurit një pionier në hapësirën Web3. Specifikisht, kompania njihet ndryshe si "Auth0 for web3," sipas Yoni Goldberg, bashkëthemeluesi i “Dynamic”. Krahasimi bëhet me Auth0, një markë kryesuese në hapësirën Web2 të certifikimit, së fundmi e blerë nga Okta, një kompani zhvillimi për programet e identitetit. Marrëveshja e blerjes u vlerësua si 6.5 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë se mjetet e certifikimit dhe autorizimit do t’i mundësojnë zhvilluesave menaxhimin e portofolave të kriptove në një mënyrë më të sigurt, si dhe t’i ndihmojë ata t’i përmbahen kornizave të reja rregullatore. Kompania lavdërohet aktualisht për punën e saj në hapësirën e kriptove, dhe me raundin më të fundit të investimit. Kërkon të zgjerojë shtrirjen dhe ndikimin e saj. Me futjen e kapitalit të ri, “Dynamic” planifikon të shpejtojë zhvillimin e serisë së produkteve të saj, dhe të rrisë ndikimin e saj në treg. Startup-i, gjithashtu, do të përdorë fonde për të krijuar skuadrën e saj, që aktualisht përbëhet prej 8 personash.

Ashtu si me “Dynamic”, Auth0 mundëson mjete të certifikimit dhe autorizimit, por synon specifikisht zhvilluesa që programojnë në Web2. Ky ndryshim bazohet kryesisht tek infrastruktura. “Dynamic” përqendrohet në certifikimin Web3, duke zëvendësuar adresat email dhe fjalëkalimet, dhe duke kërkuar në vend të tyre, për një zbatim bazuar në portofolat e kriptove dhe çelësat e tyre vetjakë, që janë në zotërim të përdoruesve.

“Dynamic” e nisi veprimtarinë nga Dhjetori 2021, bashkëthemeluar nga Goldberg dhe Itai Turbahn. Të dy kanë punuar së bashku për rreth 15 vite midis organizatave të ndryshme, përfshirë Forcat Izraelite të Mbrojtjes dhe Juul Labs. Edhe pse Goldberg dhe Turbahn janë të sapoardhur në hapësirën e kriptove si bashkëthemelues, ata kanë qenë në kontakt me kriptot që prej 2012.

“Ne besojmë vërtet në thelb se të gjithë do të kenë një portofol elektronik në telefon apo kompjuter në pesë vitet e ardhshme”, u shpreh Turbahn. “Shpejtësia me të cilën portofolat elektronikë do të përfshihen në jetën e përditshme të gjithsecilit, do të rritet në mënyrë eksponenciale. Kështu që ne po përgatitemi për këtë realitet.”

Shërbimet e “Dynamic” synojnë një numër të startup-eve dhe kompanive të ndryshme, duke përfshirë ato që aktualisht veprojnë në hapësirën Web2. Kompania tashmë ka si klientë kryesorë Llama, Popartcats, Handstamp dhe Lunchclub, me platformën tashmë të lëshuar në një fazë beta të kufizuar. Disponueshmëria e përgjithshme për shërbimet është propozuar për tremujorin e katërt të 2022.

Vëmendje: Ky artikull shërben vetëm për qëllime informuese. Nuk ofrohet apo nënkuptohet si këshillim ligjor, taksor, investues, financiar apo tjetër.

Etiketime: 

reklama

Advertisement