Advertisement

Advertisement

Home bitcoin

Hakerët vjedhin 4.4 milionë nga firma e infrastrukturës blockchain Meter

Hakerët vjedhin 4.4 milionë nga firma e infrastrukturës blockchain Meter

Kompania e infrastrukturës blockchain me bazë në Kaliforni Meter është viktima e fundit e një sulmi kibernetik, duke humbur 4.4 milionë dollarë të shtunën në ethereum dhe bitcoin.

Sipas firmës analitike të blockchain PeckShield, Meter pësoi një humbje prej rreth 4.3 milion dollarësh, duke përfshirë 1391.24945169 Ethereum dhe 2.74068396 Bitcoin.

Meter u përgjigj përmes Twitter, duke ndarë disa detaje në lidhje me hakimin me komunitetin e tyre:

“Fatkeqësisht Meter Passport u hakua disa orë më parë. Ju lutemi, mos e tregtoni asetin meter BNB që qarkullon në Moonriver sepse nuk ka mbështjetje financiare. Ne kemi identifikuar problemin: Pasaporta ka një veçori për të mbllokuar dhe zhbllokuar automatikisht asetet e interesave si Ethereum dhe BNB për lehtësinë e përdoruesit."

Me rritjen e platformave DeFi dhe blockchain, dhe për shkak të sasive të mëdha të transaksioneve në hapësirë, kriminelët kibernetikë kanë synuar në mënyrë aktive këtë industri, duke çuar në humbjen e miliarda dollarëve në asete të vjedhura.

Chris Hauk, kampion i privatësisë së konsumatorit në Pixel Privacy, komentoi pse platformat blockchain janë bërë një objektiv për kriminelët kibernetikë:

“Problemi është se nga vetë dizajni i tyre, platformat DeFi dhe blockchain e bëjnë tepër të vështirë gjurmimin ose përgjimin e kriminelëve kibernetikë. Dhe pasi paratë ose të dhënat janë zhdukur, zakonisht mbeten të tilla. Këshilla jonë për këdo që është i ri në hapësirë është t'i përmbahet platformave dhe monedhave me reputacion (hapësira është gjithashtu e mbushur ndërhyrje të padëshiruara) dhe të bëni kërkimin tuaj përpara se të bëni ndonjë angazhim serioz – financiar ose në proçese të tjera.”

Meter shtoi se po punojnë për kompensimin e të gjithë përdoruesve të prekur nga hakimi.

Fatkeqësisht, Meter është vetëm i fundit në një seri sulmesh kibernetike që kanë prekur komunitetin muajt e fundit. Protokolli Cross-chain Wormhole raportoi kohët e fundit një sulm të rëndësishëm që rezultoi në vjedhjen e ETH me vlerë afro 323 milionë dollarë. Një javë para kësaj, Qubit Finance ishte viktimë e një sulmi që pa platformën të humbiste 80 milionë dollarë.

Mohim përgjegjësie: Ky artikull ofrohet vetëm për qëllime informative. Nuk ofrohet ose synohet të përdoret si këshillë ligjore, tatimore, investuese, financiare ose të tjera.

Etiketime: 

reklama

Advertisement