Home gooddollar

Yield Farming për mirë , si GoodDollar, Protokolli i Ndikimit përmirësohet në tjetër nivel

Yield Farming për mirë , si GoodDollar, Protokolli i Ndikimit përmirësohet në  tjetër nivel

Gjithçka është e mirë në lidhje me këtë protokoll dhe aq i suksesshëm ishte në fakt, saqë ajo që fillimisht ishte menduar të ishte një projekt i kufizuar i Provës së Konceptit, është shndërruar në një mjet kryesor për shpërndarjen e kriptove tek ata që kanë më shumë nevojë. GoodDollar, një protokoll DeFi dhe DAO, tani ka lançuar permirësimet e fundit që të ketë kapacitet për të rritur shërbimet dhe për tu mundësuar shërbimet atyre qe nuk kanë një llogari bankare dhe për ata që nuk perdorin shpesh sherbimet financiare të bankave në rang global.

 

Çfarë është GoodDollar?

Protokolli përdor blockchain për të shpërndarë kriptot tek ata që kanë më shumë nevojë për të, me anë të një të ardhure themelore universale (UBI). Projekti ka dhuruar $G vendas për më shumë se 300,000 njerëz në mbarë botën që nga fillimi i tij. Ai inkurajon individët që të ngrijnë aksionet e tyre duke ju dhënë mundësinë që të ndërveprojnë në Yield Farming dhe liquidity mining me anë të palëve të treta si Aave dhe Compound, për të gjeneruar të ardhura passive, ndërkohë që ndihmon ata në nevoje.Për më tepër , I lejon anëtarët e tij të blejnë dhe të shesin G$ direkt nga rezervat e GoodDollar, një veçori e zgjuar që i mban anëtarët e saj brenda platformës, ndërkohë që promovon rritjen e ekosistemit.

 

Kush është Përditësimi ?

Protokolli ka parë një përmirësim të kontratave të tij inteligjente në mënyrë që të sjellë një shtresë shtesë të sofistikimit në protokoll, ku komuniteti mund të gëzojë shpërblime likuiditeti dhe mund të marrë pjesë në organizatën e drejtuar nga vet ai,që quhet GoodDAO, organizata autonome e decentralizuar që drejton protokollin dhe merr pjesë në vendimet kyçe në rrugën e tij.

Për të ndihmuar në transferimin e kontrollit te komuniteti, një sasi e tokensave GOOD të patransferueshme u shpërndanë atyre që mbajnë tokenin vendas dhe atyre që i bashkojnë ato me anëtarët më aktivë,duke ju dhënë fuqinë e të ardhmes të protokollit.

Sipas një prej themeluesve origjinalë të protokollit, Anna Stone

“GoodDollarV2 mundëson ekonominë e parë me ndikim të decentralizuar në botë me të gjitha mjetet e nevojshme për të realizuar vizionin tonë themelues: duke ofruar një hap të madh në ekonominë dixhitale për dhjetra miliona individë që nuk kanë marrë sherbim ndërmjet individëve me kapital për të bërë mirë për të tjerët. Gjithçka u bë e mundur falë një infrastrukture të hapur financiare, e cila demonstron fuqinë e DeFi për të zgjidhur një përfshirje më të madhe financiare.”

 

Nga eToro në Pafundësi

Fillimisht, projekti u ndërtua me një pjesëmarrës të vetëm, eToro, si një mjet për të shpërndarë kriptot me qëllimim për tu përfshirë financiarisht. eToro, një ndërmjetës kryesor dhe platformë tregtare sociale sponsorizoi bujarisht protokollin DAO dhe prej andej ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke iu nevojitur patjeter një përmirësim në protokolle. Misioni për GoodDollar është që ai të bëhet tërësisht i decentralizuar dhe të drejtohet nga komuniteti i tij.


Mohim përgjegjësie: Ky artikull mundësohet vetëm për qëllime informative. Nuk mundësohet ose synohet të përdoret si :këshillë ligjore, tatimore, investuese, financiare ose të tjera.


reklama

Advertisement