Home bitcoin

Investitorët më të pasur kanë pësuar një rënie prej 24% deri në 55% në portofolet e tyre në Kripto deri më tani.

Investitorët më të pasur kanë pësuar një rënie prej 24% deri në 55% në portofolet e tyre në Kripto deri më tani.

Nuk është thjesht ai investitori i vogël që ju njihni që po e ndjen të ftohtin e kriptove në këtë periudhë.10 nga bilionerët më të pasur në kripto po ndjejnë dhimbje nga rënia drastike e kriptove, disa prej tyre kanë pësuar një rënie me më shumë se 50% të të ardhurave të tyre neto që nga fillimet e Nëntorit.

Një artikull i publikuar nga Forbes gjatë ditës së sotme, sygjeron se 10 individët më të pasur në kripto kanë parë një humbje të përgjithshme në portofolet e tyre deri në 27 bilion dollarë. Nga këta të 10, 3 prej tyre kanë humbur më shumë se 50% të vlerës që nga momenti që bitcoin arriti majen me vlerën 69,000 dollarë në 10 Nëntor.

Me bitcoin, etherum, dhe me kriptot me performancë më të mirë që tani janë të paktën 50% poshtë vlerës së tyre, kjo është një nga arsyet kryesore për humbjet. Dhe nuk janë vetëm kriptot. Aksionet Globale të Coinbase kanë pësuar një rënie 42% që nga momenti që bitcoin arriti majat, rënia ka qenë nga 328$ në 191$ në mbylljen e djeshme të bursës.

Kjo ka çuar që dy bilionerët dhe bashkëthemeluesit e Coinbase, CEO Brian Armstrong, dhe Fred Ehrsam, të humbasin 70 billion dollarë.

Ky artikull nxjerr në pah se CEO i MicroStrategy Michael Saylor ka vuajtur humbjen më të madhe personale deri më tani. Asetet e tij pësuan një rënie nga 3.1 billion dollarë në Nëntor 11, në 1.4 bilion dollarë dje, një renie prej 55% në pasurinë e tij.

Gjithashtu kompania e tij, MicroStrategy, është në rënie me 55% gjatë të njëjtës periudhë kohe, dhe kjo përveç faktit që industria e teknologjisë dominoi në indeksin e Nasdaq duke pësuar një renie vetem 15% gjatë të njejtës periudhë. Kripto ka pasur rënien më të madhe në të gjithë sektorin e teknologjisë.

Burimi: Bloomberg

E gjithë industria e kriptos ka vuajtur në masë. E gjithë vlera e kombinuar e kriptove ishte afërsisht 3 trilion dollarë përpara se të fillonte rënia e tregut. Tani qëndron në vlerën rreth 1.7 trilion dollarë, me një humbje 43% në vetëm 3 muaj.

Ndërkohë që tregu i kriptove duket se ka parë fundin, të pakten deri më tani, dhimbja nuk mund të ketë mbaruar akoma. Pas një ulje dhe ngritjeje në vlerë, disa analistë sygjerojnë se bitcoin do të shkojë prap në vlerën e 30 mijë dollarëve. Nesë kjo nuk funksionon atëherë 20 mijë dollarë do të jetë ndalesa e rradhës për bitcoin dhe disa bilionerë nuk do të jenë më të tillë.

Mohim përgjegjësie: Ky artikull mundësohet vetëm për qëllime informative. Nuk mundësohet ose synohet të përdoret si :këshillë ligjore, tatimore, investuese, financiare ose të tjera.

Etiketime: 

reklama

Advertisement