Home bitcoin

Ish CEO i Goldman Sachs pranon se kriptovalutat "po ndodhin"

Ish CEO i Goldman Sachs pranon se kriptovalutat "po ndodhin"

Ish Ceo i Goldman Sachs Lloyd Blanfein ka pranuar se mendimet e tij mbi kriptovalutat po "evolojnë" duke parë që klasa e aseteve të reja vazhdon të rritet dhe zhvillohet.

Në një intervistë me CNBC, Ish drejtuesi dhe Ceo i Goldman Sachs dha mendimet e tij në rritjen e shpejtë të ekosistemit të kriptovalutave, duke pranuar se, pavarësisht se ai nuk e parashikon dot të ardhmen, kriptovalutat po “ndodhin”.

“Është një humbje e madhe e vlerës, por jemi në një pikë ku triliona dollarë kontribuojnë në të dhe të gjitha ekosistemet po rriten rreth tij. Sigurisht, ne kemi përfitimet e nje numri të vazhduar transfertash dhe reduktimi i riskut të vlerave dhe të gjitha përfitimet nga blockchain. “Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen,por mendoj se është një gjë e madhe të parashikosh të tashmen, si përshëmbull., 'Çfarë po ndodh?’ Dhe unë shikoj kriptot, dhe po ndodhin”

Bankieri Amerikan më parë i kishte kritikuar kriptovalutat, duke thënë në një intervistë të mëparshme për CNBC se “ndoshta bitcoin mund të jetë një lloj flluske”. Pavarësisht korigjimit të çmimit aktual të bitcoinit, Blanfein nënvizoi se triliona dollarët që pompohen aktualisht në treg janë shumë të mëdha për t'u injoruar thjesht, duke shtuar se "Me siguri do të doja të kisha një rrem në atë ujë".

Kevin O’Leary, Raoul Paul, dhe Goldman Sachs së fundi folën për bitcoin dhe për tregun e kriptovalutave në tërësi, me Goldman Sachs duke thënë se ata besojnë se Bitcoin do të ketë rritje të konsiderueshme në vitet e ardhshëm. Investitori Kevin O'Leary shtoi se ndërsa ai është një përkrahës i Bitcoin, ai beson se NFT-të kanë më shumë potencial për të tërhequr kapital, sepse ato mund të tokenizohen dhe përdoren për të vërtetuar asetet dixhitale dhe madje edhe ato fizike:

“Do të shihni shumë lëvizje në termat e bërjes së vërtetimit dhe sigurimeve dhe të gjitha transfertat e taksave të pronave të paluajtëshme do të jenë të gjitha online gjatë viteve të ardhshme, duke i bërë NFT-të potencialisht një treg shumë më të madh dhe më të rrjedhshëm sesa vetëm Bitcoin.”

Raporti i Goldman Sachs i publikuar këtë javë, zbuloi se kompania e investimeve beson se BTC mund të arrijë vlerën 138 mijë dollarë brenda 5 viteve të ardhshme. Blankfein mund të mos jetë më pjesë e bankës, megjithatë pikëpamjet e tij mund të pasqyrojnë atë të Goldman Sachs.

Mohim përgjegjësie: Ky artikull mundësohet vetëm për qëllime informative. Nuk mundësohet ose synohet të përdoret si :këshillë ligjore, tatimore, investuese, financiare ose të tjera.

Etiketime: 

reklama

Advertisement